Video e një personi që dhunohet brenda një makine luksoze në Tiranë nga disa të rinjë është bërë virale në media.
Raportohet se e dhunuara është ish-Missi, Trejsi Sejdini. Në videon e publikuar nga JOQ shihet makina luksoze e ndaluar në rrugë dhe disa të rinj që rrahin barbarisht personin që ndodhet brenda saj.
Burimi që ka nisur videon thotë për JOQ se brenda makinës është modelja Trejsi Sejdini.
Ndërsa ekziston edhe një foto ku ajo pozon përpara këtij mjeti.
Trejsi ka qenë shumë herë në qendër të mediave për shkak të sherreve ku është përfshirë, si edhe për jetën luksoze që reklamon.
Së fundmi ajo u bë pjesë e një skandali ku u përfshi i dashuri i saj, Leonard Duka, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Duka e mbante atë me dhurata luksoze që ajo i reklamonte edhe në rrjetet sociale.
E ftuar në emisionin “Glamour”, Trejsi tha se i ka dhënë fund marrëdhënies me të dhe tani është një vajzë single.
Ndërsa theksoi se nuk i pëlqejnë çunat e babit por djemtë e shkolluar.
Ekskluzive, pamje dhune mes Tiranës/ Të rinjtë rrahin dikë në makinë, dyshohet se ka qenë Trejsi Sejdini on Vidnews.