“Ke në shtëpi nje person me temperature te larte, dhimbje koke, te vjella dhe intolerance nga drita. Po pe këto shenja duhet te dyshosh si familjarët e tu të shkojnë tek mjetu. Për më tepër nese i sëmuri ka temperatura te larta qe nuk dominohen nga dhenia e barnave qe e ulin, duhet te shkoni menjëherë ne spital per vizite”. Kjo është këshilla që jep shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive, profesoreshe, Najada Como në një intervistë për Top Channel.Mjekët sqarojnë se kur prekemi nga infeksionet virale nuk duhet neglizhuar pasi bakteri gjen terren të përshtatshëm dhe një ndër komplikacionet e tij është meningjiti viral, cili shkakton humbje jete.
“Vete gripi mund te jape meningite, pneumonite virale, prekje te muskujve te zemres, miokarditi. Meningiti me natyre virale mund te duket me i lehte, por ne raste me te vecanta mund te jene te renda dhe te cenojne jeten e nje personi” thotë ajo.
Përsa i përket situatës gripale, mjekët thonë se jemi në një situatë më të lehtë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, përsa i përket numrit të të prekurve, por qytetarët duhet të bëjnë kujdes me higjenën personale, me shmangien e grumbullimeve, pasi fundi i janarit mund të sjellë një numër në rritje, të personave të prekur.