BallinaOP EDBujar Vreto: Vërshim në selinë e PD Librazhd si asnjëherë më parë!

Bujar Vreto: Vërshim në selinë e PD Librazhd si asnjëherë më parë!

spot_img
spot_img

Nga Bujar Vreto

Një takim i mrekullueshëm i formatuar me strukturat drejtuese ku të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i PDSH z. Gazment Bardhi, Kryetarja e LDG, znj. Albana Vokshi, Sek Organizativ z. Sait Dollapi, Sek Burimeve njerëzore Ervin Minarolli dhe anëtari Kryesise z. Endri Hasa. Por e papritura ndodhi demokratë e njerëz të lirë vërshuan dhe salla u mbush si asnjëhet tjetĕr, unë mjaft i emocionuar pĕr situatën e krijuar, u drejtova të pranishëmve me falenderime dhe kuptova se njerzit duan besim dhe shpresë, ata janë të keqardhur për situatĕn e rëndë ekonomike dhe braktisjen e vendit. Librazhdi, nga 45 000 banore kane mbetur 30 000, monstrat me pushtetin e grabitur duke blere votat me miell, oriz, sheqer e vaj, duke shtuar numrin e nenpunesve qe s’dine c’pune bejne dhe marrin pagen kot, duke vjedhur taksat dhe pervetesuar pasuri ne permasa marramendese, po detyrojne popullin te braktisin vendet e tyre te mrekullueshme, shtepite e tyre dhe gjithcka qe kane trasheguar apo kane vene me djersen e tyre. THIRRJE, mos braktisni pronat, shtepite, tokat, pemet dhe gjithcka tuajen, por hajdeni te behemi bashke kunder, sektit mavi, regjimi mafioz, kunder mashtruesit ordiner te Librazhdit qe u ka ngopur me genjeshtra dhe na ka nxire faqen ngado shkojme, kunder cibaneve te tije qe blejne shtepi e ndertojne HEC-e, kunder shkaterrimit te pasurise se perbashket.

Une fola për Degën e PD-se dhe vitin qe lamë pas (2019) per ngjarjet e mëdha, si në strukturimin e plotë ashtu edhe në angazhimin e protestave të kombëtsre dhe rajonale. Struktura është mobilizuar, konsoliduar dhe zgjeruar në bazë me prurje të reja. Uroj, mirëseardhjen 320 anëtarëve të rinj dhe në vecanti 130 të rinjve që janë nën moshen 25 vejcare, duke vlerësuar sakrificën e tyre në këtë moment, ku dhuna dhe terrori i terrorristëve qeveritar, është evident, dhe motivojë anëtarët e rinj të PD-së Librazhd se do kenë gjithë hapësirat e nevojëshme për të dhënë kontributin e tyre, intelektual, profesional dhe do përpunohet çdo inisiativë për forcimin e strukturës dhe përballjen me kleptokratët qeveritar që qeverisin me bandat kriminale dhe votat e vjedhura. Krahas anëtarësimeve të reja kemi marrë dhe numrat e celulareve per shumicën e tyre, kemi evidentuar, anëtarët aktivë, emigrantë, anëtarët pasivë, të larguar ne parti të tjera. Struktura ka analizuar në detaje, listën e zgjedhësve, vota të sigurta, vota te lekundura dhe vota te pamundura si dhe kemi mundësuar kontakte të drejtpërdrejta apo me telefon të njerëzve që mendojmë se mund te votojnë për ne.

Dega e PD-se Librazhd, përmes sakrificës nga presioni bandës qeverisëse ka qënë në ballë të situatave në protestat madhështore me një pjesëmarje historike, në cdo tubim, dhe jo pak por 10 protesta kombëtare me një mesatare mbi 300 persona (ka dhe mobilizime me 500 persona), 6 protesta para parlamentit me një pjesëmarrje mbi 80 persona, 5 protesta në Elbasan me mbi 100 persona si dhe 2 ne Librazhd, spektakolare… Protestat nuk kanë qënë pa pasoja, pasi pjesëmarresit janë dhunuar nga policia një pjesë, jane mbytur me gaz lotsjellës, jane lagur nga shiu, jane djerësitur nga dielli, ne si PD nuk kemi pas mundësi të shpenzonim të holla për ushqim, kafe e ujë por shpirti juaj i lire ka mundësuar masivitet duke përballuar vetë kostot financiare, por jo vetëm kaq, pasi shumë prej jush janë arrestuar dhe proceduar penalish në komisariatet e Librazhdit, Prrenjasit, Tiranës dhe Elbasanit. Ne protestën e parë në 2 Prill 2019 Taulant pizevengu bëri c’mos për të penguar protesĕn, madje penetroi shume tek individe te vecantë, por nuk ja arriti qëllimit ta ndalonte dhe me doren komisarit të policisë (një ish sigurims) dërgoi për procedim penal 7 persona, një ndër ta dhe mua. Protesta e 13 Qeshorit 2019, heroike, që corientoi dhe i ndryshoi rruge kryemafiozin ed-ver rama, duke e dërguar rrugicave të lagjeve për tek lapidari, përballja titanike e shndërroi Librazhdin në kryeqendrën e Shqipërisë dhe me veprën tonë treguam për mbarë shqiptarët se PD dhe Librazhdasit nuk janë me mashtruesin, por duan liri dhe punë. Madheshtinë e protestës për mbrojtjen e kushtetutës dhe votimeve monopartiake, nuk munden ta zbehin edhe pse pushteti mafioz, i coroditur, i zene ne befasi arrestoi 29 persona nga Librazhdi, 5 nga Prrenjasi dhe 2 nga Elbasani, nga keta 7 i dergoi ne paraburgim dhe pastaj me nje vendim teresisht politk 3 u denuan me detyrim paraqitje dhe 4 me burg, dua te them se ato 21 dit burg ishin te renda nga ana njerezore por koken lart per secilin prej nesh nga ana morale.

Pushteti nuk është tallje poturresh, as benefit për të favorizuar disa dhe shkatërruar një popull, por duhet përdorur me përgjegjshmëri për sigurinë dhe mirëqenien e çdo njeriu. Kjo situatë e rëndĕ na ka detyruar të jemi në terren dhe nga takimet e herepashereshme me strukturat, dermokratet, por dhe njerezve te lire kemi konstatuar se:

Se pari, reforma teritoriale qe per rrethin e Librazhdit eshte tmerresisht e keqe, bashkimi i disa komunave ne nje bashki u be i pa studiuar ne raport me sherbimet ndaj qytetareve por i miremenduar per te lehtesuar fitoren e rilindjes, reforma teritoriale kishte si qellim shkurtimin e administrates dhe kursimin e milionave dollare por ne fakt ne Librazhd ndodhi e kunderta sepse nga 273 punonjes qe ishin me komunat dhe bashkine, sot jane 420 punonjes ne Bashkine e re, sherbimi ndaj banoreve eshte perkeqesuar dhe ato pak investime jane perqendruar ne punime te fshehura qe quhen ne gjuhen teknike dhe fasada manipulative per opinionin qytetare.

Se dyti, infrastruktura rrugore qe ka mbetur ne vend numero qe pas largimit te qeveris Berisha ne vitin 2013 e cila per hire te se vertetes per rrethin e Librazhdit investoi sa nuk ishin investuar 100 vjet bashke duke bere dhjetera km rruge, shkolla, qendra shendetesoore e tjera ( perjashtoj ketu bunkerat qe skane te mbaruar maleve tona), akoma ne Bashkine e Librazhdit por dhe te Prrenjasit mbi 70% e fshatrave nuk jane te lidhur me qendrat administrative me rruge te asfaltuara, akoma disa njesi administrative nuk jane lidhur me rruget nacionale me rruge te asfaltuara pra gjendja ne rrjetin rrugor eshte katastrofe.

Se treti, arsimi qe po shkaterrohet vit pas viti jo vetem per ambjentet e papershtateshme ku nxenesit e kane te pamundur te bejne mesim pasi shkollat duhet rikostruktuar duke mundesuar, ambjente me m2 te mjafueshme qe femijet mos ngjiten me njeri tjetrin si pakete cigaresh, te kene temperature konstante per dimer dhe vere, gjithashtu nje problem i madh eshte per mesimdhenesit te cilet shumica banojne ne qytet dhe per shkak te infrastruktures rrugore e kane te pamundur te shkojne ne orare tek shkollat dhe kjo krijon nje hendek te madh midis mesimnxenies dhe mesimdhenies (statistikat tregojne se shume nga studentet e rrethit tone per shkak te njohurive te dobta te fituara ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme nuk munden te perfundojne universitetin).

Se katerti, pamundesia e banoreve per te marre drejtesi, shumica e banoreve e kane te pamundur te shkojne ne gjykate te kerkojne te drejten e tyre, ekonomia e dobet, pamundesia te marrin avokat, infrastruktura rrugore, largesia e gjykatave qe per rrethin tone gjykata administrative eshte ne Durres. Rrethi jone ka nje godine Gjykate te shkelqyer te rikostruktuar me 360 milion leke por per shkak te reformave te mbrapeshta qe ben qeveria, godina eshte kthyer ne fole per qent e rruges dhe jo per te dhene drejtesi per 84 000 banoret e rrethit tone.

Se pesti, mundesite e shkelqyera qe na mundeson relievi jone, si zone kodrinore malore qe kerkon politika zhvillimore dhe me njerez te mencur, me ide dhe zbatues te perpikte e kthejme ne nje zone atraktive qe do mundesoje qo vetem vendasit ta duan vendin e tyre por cdo kush qe viziton njeher, ne vitin pasardhes te kthehet i dhjetefishur me eksplorues te rinje. Por kjo ide zhvillimore nuk do njerez hunde perpjete e koken bosh, as njerez me empati te frenuar, as drejtues me voten e vjedhur dhe te blere por njerez qe vine nga vota e lire dhe duan te shpetojne braktisjen e trojeve qe jane ruajtur me gjak nga te paret tane dhe te rinjte ti kthehen punen duke zhvilluar agroturizmin, te investojne me prioritet ate qe tregu konsumon dhe fitimi ploteson nevojat familiare pse jo dhe me shume.

Se gjashti, grabitja pronave, shkaterrimi i faunes dhe flores, pervetesimi i fondeve publike, prokurimet qe parapercaktojne fituesin me vleren maksimale, bashkpunimi i perkryer ndermjet firmes zbatuese, supervizorit, kualiduesit dhe firmetarit te situacioneve per marrjen e puneve ne dorezim, u referova tek pamundesia e te kontrolluarit pasi cdo pushtet eshte ne nje dore apo maksimumi ne dy. Fondet publike te destinuara per mirembajtje rrugesh, per kanalet vaditese, per lyerje shkollash e pune te tjera nuk shkojne ne destinacion sipas preventivave por pervetesohen ne masen 70%. Rastet jane te shumta dhe i kemi denoncuar publikish ne keshillin bashkiak, mediat e shkruara, tv Best Channel apo rrjetet sociale.

Se shtati, dhuna ndaj qytetareve dhe pamjaftueshmeria e sigurise publike, shkaktohet nga drejtues policie pa integritet qe jane bere vegela qore te lefaqenit, i cili i perdor per mbjellje hashashi dhe intimidimin e individeve opozitare (zoti eshte i madh, orekset e shfrenuara me njeri tjetrin per fitime te medha i cuan ne pezullim nga detyra disa efektive rilindas, ceshtja eshte ne gjykim dhe smund te flasim me shume), trysnia mentale vjen si rezultat i varferise ekstreme qe ka rrethi i Librazhdit, per shkak te prones qe nuk eshte kthyer apo kompesuar, per shkak te mungeses se lirise qe cdo dite behet me e rende pasi pushtetaret mendojne se duke i nenshtruar banoret do e kene me te lehte fitoren ne zgjedhjet pasardhese.

Se teti, mentaliteti dhe prapambetja e drejtuesve te rilindjes nga qendra ne baze qe nuk e suportojne dot alternativen dhe duan me cdo kusht te shkaterrojne opoziten, sulmojne me cdo mjet te pushtetit ata qe i shikojne te angazhuar me PD-ne dhe opoziten ne teresi, kercenojne me polici, kercenojne me ndihmen ekonomike, kercenojne me prishjen e ndertimeve pa leje, kercenojne me largime nga puna (gje qe e kane bere realitet ne shume raste). Per qellimin e tyre perdorin cdo mjet edhe parane ku nuk gjene vend kercenimi por edhe sistemimin ne pune shteterore te atyre qe kane shume vota pra gjithcka bejne qe te mbajne pushtetin se me vote te lire rilindasit nuk fitojne kurre.

Se nenti, Librazhdi, me banorë te shkëlqyer që rrezatojnë vlera të trashëguara zakonore, doke, tradita me një kulinari e gastronomi te përsosur, vende te mrekullueshme, ku fauna dhe flora janë magjepsëse, vende qe mundësojne prodhimin e perimeve, vreshtave, pemeve, blegtoris, bletaris e shumë produkteve të tjera qe e bëjne këtë vend të lakmueshëm nga banorët qe trashëgojnë e jetojnë nĕ këto troje , të larguarit, turistet, vendas dhe të huaj. Obligohemi te kordinojme punet me te gjitha kapacitetet intelektuale per nje plan zhvillimor teresor me te gjithas komponentet qe kerkon koha duke ruajtur te paprekur trashegimenin si etalon vlerash. Obligohemi qe nepermjet zgjuarsise tone te pranojme gabimet dhe forces tone mentale ti korigjojme ato, jo me qellimin e hakmarrjes por me ide trasformuese per te ardhmen.

Se fundmi, Ftese per te gjithe ‘’Edhe njeher, ftoj te gjithe anetaret, kontributoret, faktoret, militantet, intelektualet, pronaret, te perndjekurit dhe te gjithe ata qe kane lidhje shpirterore e programore me PD-ne, te vine te japin kontributin ne ide dhe mendime duke mundesuar hartimin e strategjive per te penguar perfshirjen e krimit te organizuar ne shitblerjen e votes dhe deformimin e rezultatit zgjedhor, si dhe marrjen e masave per korrigjimin e mangesive dhe kthimin e besimit tek qytetaret’’.

Pas diskutimit tim, fjalën e mori z. Gazment Bardhi i cili mes ovacionesh nga të pranishmit u ndĕrpre disa herë. Fokusi i z. Bardhi ishte tek keq qeverisja dhe domozdoshmëria e zgjedhjeve të reja, lokale dhe qëndrore. Z. Bardhi solli falenderimet e z. Basha për punën e bërë deri tani dhe kërkoj mobilozim te çdo njërit që dëshiron të jetë pjesë e sfidës kundër mafies në pushtet si dhe dha besim tek të pranishmit se puna e askujt sdo mbetet në harresë. Z. Bardhi tha se ne nuk kërkojmë pushtet në tavoline, as të diskriminojmë palën tjeter por vota të lira dhe të nderëshme duke i dhënë hakun dhe kontributin cdo njërit që e meriton. Takimi kaloi në pyetje dhe përgjigje ku shume diskutante te cilet me pergjegjesi dhe pergjegjeshmeri per situaten hodhen ide te rendesishme per vazhdimësinë dhe permiresimin e punes ne vitin 2020. U kerkua nje mobilizim teresor te shporrim sa me pare varrmihesit e lirise, hajdutet e taksave, vrastaret e shpreses per te ardhmen e femijeve tane dhe vendit.

Se fundmi znj. Vokshi hapi fushatĕn zgjedhore ne LDG Librazhd pasi falemderoj zonjushat dhe zonjat pjesëmarrëse që ishin të shumta në numer dhe të vendosura në rrugën e lirisë.

Zoti u bekofte Ju, famijlet tuaja dhe gjithe popullin e Librazhdit. PD është me ju dhe do luftoj dhemb per dhemb me hajdutet qe kane vrare shpresen dhe po shkaterrojne te ardhmen..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular