BallinaKryesoreIsh-deputeti Marko Bello: PS e ka pranuar diktatin, Ramën nuk mund ta...

Ish-deputeti Marko Bello: PS e ka pranuar diktatin, Ramën nuk mund ta rrëzojnë

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PS, Marko Bello i ftuar në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora tha se PS e ka pranuar diktatin e Edi Ramës. Sipas tij, Rama do të largohet vetë nga kjo forcë politike, pasi askush nuk mund ta largojë.

Marko Bello: Zoti Rama në gjithë këto vite gradualisht, me durim, me plan të caktuar ia ka dalë jo vetëm të eliminojë çdo kundërshtar, por praktikisht ta kthejë partinë, ti japë fytyrën e vet. Kjo parti është parti e Edi Ramës më shumë seç ka qenë partia e Fatos Nanos apo edhe e të tjerëve, sepse atëherë kishte rryma dhe debate, saqë Nano në 1999 ka fituar me një rezultat të ngushtë me Pandeli Majkon. Ndërsa po ajo parti u konsolidua dhe ja dha zotit Nano 85% të votave duke i dhënë zotit Rama vetëm një grusht votash. Në 2005 Rama fitoi dhe tani i ka dhënë fytyrën e vetë. Në PS tani komandon vetëm Rama. Komandon sepse PS e ka pranuar këtë lloj diktati. Rama nuk e ka bërë me forcë, e ka bërë gradualisht duke i krijuar këtyre iluzionin se partia dhe kryetari janë një dhe punët e partisë i di kryetari dhe ia ka dalë.

Rama do të largohet kur ta kuptojë që nuk mund të rrijë më në parti. Ai nuk është i përjetshëm mund të largohet vetë, por atë asnjë nuk mund ta rrëzojë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular