Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar gatishmëri nga strukturat për zgjedhje të parakohshme, në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve.
Burimet bëjnë me dije se Partia Demokratike gjatë mbledhjes ka diskutuar mbajtjen e një tubimi, duke rikujtuar kështu edhe një vjetorin e djegies së mandateve.
Është diskutuar që tubimi mund të mbahet në datat 20 ose 22 shkurt, por asgjë nuk është konfirmuar.
Vendimi për të rinisur protestat vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës dhe opozitës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave.