Qeveria Rama paralajmërohet për protesta dhe padi në Strasburg nga banorë të Kukësit, tokat e të cilëve u përmbytën nga Hidrocentrali i Fierzës.
Banorët e Kukësit, tokat e të cilëve u përmbytën nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës i kanë lënë një muaj afat qeverisë për ti kompensuar.
Në rast të kundërt ata paralajmërojnë nisjen e protestave masive dhe padi në Gjykatën e Strasburgut.
Sherif Kastrati: Shpresojmë që çështja mos të shkojë në një shkallë që nuk e dëshirojmë ne.
Problemi i shpronësimeve dhe kompensimit fizik të pronarëve mbetet ende i pazgjidhur tërësisht edhe pse kanë kaluar tre dekada në tranzicion.
Vetëm 400 nga 3 mijë e 500 familje të prekura kanë përfituar nga dy VKM të vitit ’95 dhe janë zhvendosur në Durrës, Lezhë e Lushnje.
Ndërsa të tjerët thonë se nuk kanë marrë asgjë.
“Kërkojmë të na i paguajnë sa më parë”
Nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978 u përmbytën 35 fshatra dhe qyteti i vjetër i Kukësit.