Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar uljen në një tryezë të opozitës së bashkuar me eksponentë të qeverisë dhe opozitës parlamentare për çuarjen përpara të procesit për Reformën Zgjedhore.
I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Shkullaku u shpreh se parlamenti është i tredhur, referuar edhe mënyrës se si ai voton pro Ramës.
“Parlamenti nuk ka cilësi të dobët. Parlamenti është i tredhur. Një burrë që është Edi Rama ia ka marrë koqet 128 burrave që janë aty dhe ia ka shtrydh. E keni parë se si voton parlamenti?
Me 100 e ca vota pro Edi Ramës dhe kulmi kjo ka për të hyrë në historinë e Shqipërisë, të botës që nga një këshill politik do dali një letër, do i shkojë parlamentit të sovranit dhe ai do të thotë ‘en daksi’”, tha Shkullaku.