Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, e ka cilësuar si një sirenë alarmi për shqiptarët, raportin e fundit të OKB-së për shpopullimin e vendit, ku deri në vitin 2100, Shqipëria presupozohet që të shkojë në 280 mijë banorë.
‘Sipas raportit të OKB, në vitin 2100, Shqipëria do të katandiset me 860 mijë banorë, dhe kjo periudhë nuk është pas 2 apo 3 shekujsh, por pas 80 vitesh. Këmbanat për këtë boshatisje të vendit ka nisur të bien që sot. Cdo ditë raportohet për largim të Shqiptarëve, ku mes tyre me keqardhje vitet e fundit vihet re largimi I shtresës së mesme, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve, pra në tërësi intelektualëve, pa kontributin e të cilëve ky vend nuk mund të bëjë hapa përpara. Shpesh dëgjojmë të artikulohet që emigrimi egziston kudo; Sigurisht që po, por është shumë relative, pasi arsyeja bazike e emigrimit është thelbi I të gjithë kësaj cështje. Në botë ka lëvizje nga vendi në vend, por arsyeja është nevoja për të gjetur një pagesë më të mirë, duke koordinuar dhe me rritjen profesionale, ndërsa në Shqipëri emigrohet për të mbijetuar, për të gjetur një vend ku të vlerësohesh, ku ndjehesh I motivuar dhe I paguar, gjë që nuk ndodh në këtë realitet tepër të trishtë. Një vend ku nuk ka konkurrencë të pastër, nuk ka vlerësim, ka nivel të lartë korrupsioni, sigurisht që nuk mund të mendojë për qytetarët e tij dhe nevojat bazike të tyre. Të dhënat tregojnë që prej vitit 2007 perceptimi I korrupsionit ka qënë më I ulëti, ku treguesi zbriti në 0.73 për tu rritur në vitet në vijim e në 2018 treguesi arriti nivelin rekord ne 0.9.
E pikërisht falë këtij niveli të lartë korrupsioni, shumë prioritete janë lënë pas dore, sic janë rritja e pagave, pensioneve, ulja e tarifave për arsimin e lartë, apo lehtësimi I mundësive për tu shkolluar për studentët familjet e të cilëve kanë pamundësi ekonomike, ulje e taksave për biznesin e vogël kryesisht, me qëllim që të mbështetet dhe vetëpunësimi. Të gjitha këto prioritete janë zhvendosur në interest e ngushtë të cilët ndahen me oligarkët dhe miqtë biznesmenë, që mbështesin qeverinë, e si shpërblim marrin një kontratë apo koncension, sic janë ato të check-up, e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë, Unazës së Re, e rrugës Balldre-Millot, apo Orikum- Dukat etj.
Zhvendosja e parave në kontrata e koncesione abusive, bën që të largohet vëmendja nga qytetarët, e ata të largohen, apo të ndjehen të pasigurt të lindin fëmijë, cka ka bërë që nativiteti (lindshmeria)të bjerë në masë drastike edhe pse qeveria ka trumbetuar incentivat pa vend në këtë realitet. Rritja e pagave, specifikisht e mjekeve të nisë me 1200 euro, e infermierëve me 700 euro, pensionet ne 250 $, ulja e taksave, ftesa me anë të incentivave e letësimit fiscal të bizneseve të huaja, ulja e taksave për biznesin e vogël, ulja e tarifave për aesimin e lartë dhe zerimi I tyre për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, dhe 1 vit stazh I paguar për studentët, cka rrit eficencën, nivelin e eksperiencës dhe mundësinë e punësimit të të rinjve, dhe e gjitha kjo duke vendosur prioritete dhe anuluar kontrata e koncensione korruptive. Largimi I kësaj qeverie, është prioritet për të rikthyer shpresën në këtë vend dhe tek këta qytetarë.-shkruan Pampuri.