Diskutimi për sistemin zgjedhor që duhet aplikuar në Shqipëri, ka nxitur debatin në studion e “Opinion” mes deputetit të ri Ralf Gjoni dhe kandidatit të PD në zgjedhjet e 2017, pedagogut Fitim Zekthi.
Ky i fundit kritikon Gjonin që pas largimit të LSI nga Parlamenti, pranoi mandatin e deputetit.
Ndryshe nga Zekthi, i cili thotë se edhe pse ishte në listat e PD, nuk pranoi mandatin pas largimit të opozitës nga Kuvendi, duke respektuar vendimin e partisë.
Për përbërjen e Parlamentit, Fitim Zekthi shprehet se nuk përfaqësohet vullneti i popullit.
Ndërsa deputeti Ralf Gjoni kundërpërgjigjet duke thënë se LSI, në listat e të cilës ishte vetë ai, u largua vetë nga Parlamenti, dhe nuk ishte Gjoni që u largua nga kjo parti.
Debati Zekthi-Gjoni në Opinion:
Fitim Zekthi: Edhe sikur të ketë qenë rezultat i drejtë, në 2017 u votua të ketë 43 deputetë PD që nuk ka asnjë, të ketë 18 deputetë LSI që nuk ka asnjë.
Ralf Gjoni: Si s’ka mo?
Fitim Zekthi: Jo nuk ka.
Blendi Fevziu: Ralfi a nuk është i LSI?
Fitim Zekthi: Ai tha nuk jam i LSI!
Ralf Gjoni: Nuk është për fajin tim që LSI na ka ekskomunikuar si Kisha Katolike.
Fitim Zekthi: Ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. A kanë votuar partinë njerëzit? Partia ka dalë nga Parlamenti! Çdo në Parlament ti mor vëlla?
Ralf Gjoni: Unë jam futur nga lista e LSI. Nuk jam unë që jam larguar nga LSI. Është LSI që është larguar nga Parlamenti.
Fitim Zekthi: Votuan deputetët përpara teje.
Ralf Gjoni: Jo jo, mos gënje këtu ti. Po nuk haesh do me mua ti. Unë kam qenë i 11-ti në listë. Prandaj po them unë lista të hapura. Hajde masim forcën elektorale. Hajde e masim, hajde pra futemi me të hapura.
Fitim Zekthi: Mazhoritar miks.
Ralf Gjoni: A do t’i hapim listat? I hapim listat! Pse s’keni këllqe? Hajde mo dalim në garë. Unë nuk po kërkoj asnjë gjë më tepër se sa të dal e të garoj i lirë dhe i barabartë me të tjerët. Hajde mo hapi listat. Hajde pra. Ore jeni demokratë ju apo jeni komunistë?
Fitim Zekthi: Fakti që bërtet nuk je më i ndershëm.
Ralf Gjoni: Hajde dalim garojmë me lista të hapura.