Ariana Grande është paditur për shkelje të të drejtës autoriale, nga një këngëtar hip-hopi, i cili pretendon se këngëtarja ka kopjuar nga ai refrenin e këngës “7 Rings”.
Josh Stone, i cili ndryshe njihet me nofkën DOT, në padinë e tij të dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të New York, deklaron se hiti i Grandes është kopje e këngës së tij me titull “You Need It, I Got It”. Stone thotë se e ka prezantuar këngën te ekzekutivët e industrisë së muzikës, përfshirë edhe producentin Tommy Brown, i cili ka punuar edhe me Ariana Grande-n. Ai akuzon producentin Brown se ka përdorur elementë të këngës së tij në këngën “7 Rings”.