“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 23 majit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit në “Il Mattino”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Esat Pasha akuzon Austrinë dhe instruktorët hollandezë
(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)
Romë, 22 maj. – Esat Pasha, i intervistuar nga “Mattino”, bëri deklaratat e mëposhtme :
“Austria dhe oficerët hollandezë kanë bërë marrëveshje konspirative ndaj meje. Gjatë ditës së arrestimit tim, këta të fundit u shpërndanë njëqind e pesëdhjetë pushkë nacionalistëve katolikë për të rrethuar shtëpinë time.
Jam i bindur se kryengritja që më largoi nga Durrësi buron nga një komplot midis Austrisë dhe oficerëve hollandezë. Do ta gjej provën, e cila do të mund të përdoret për historinë e Shqipërisë.”
Esat Pasha është i bindur se do të mund të kthehet së shpejti në Durrës.
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Janar 2020