BallinaAktualitetIlir Meta tregon sekretin e 24 marsit të vitit 1999, kur NATO...

Ilir Meta tregon sekretin e 24 marsit të vitit 1999, kur NATO nisi bombardimet në Kosovë

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që u zhvillua në Qendrën “Bogdanpolis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

Kjo veprimtari e drejtuar nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, u mbajt në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, humanizmin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të shpërngulur forcërisht nga makineria ushtarake serbe gjatë kohës së Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, mes të cilëve ishin Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ministri i Diasporës Pandeli Majko, Presidenti i Republikës së Shqipërisë vuri në dukje se:

“Çdo 28 nëntor ne festojmë Pavarësinë e Shqipërisë, jo vetëm duke u përulur me nderim para veprës së Ismail Qemalit dhe të gjithë atyre personaliteteve që ngritën flamurin në Vlorë, por në mënyrë të veçantë duke nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të Isa Boletinit, të Hasan Prishtinës dhe të gjithë atyre udhëheqësve të kryengritjeve të Kosovës, të cilët patën një kontribut të jashtëzakonshëm për të krijuar shtetin shqiptar edhe pse Kosova u sakrifikua padrejtësisht”.

Sipas Metës, besimi nuk humbi asnjëherë, ndaj jemi të lumtur kur kujtojmë solidaritetin mbarëkombëtar në vitin 1999, një vit i jashtëzakonshëm në historinë e Ballkanit, por sidomos të kombit tonë.

Ai kujton se 24 marsi i vitit 1999 ishte një ditë e jashtëzakonshme për mua se më kujton edhe ditëlindjen time. Kisha 30-vjetorin atë ditë, por nuk pata mundësi të festoja për shkak të një lajmi akoma më të mirë për mua dhe për çdo shqiptar, nisjes së ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit dhe barbarisë në Kosovë.

20 vite kanë kaluar dhe vërtet jemi shumë më mirë nga ç’kemi qenë njëzet vite më parë. Ashtu sikurse duhet të jemi më të vëmendshëm për të ardhmen dhe të shohim se çfarë duhet të bëjmë më mirë për t’u mos u motivuar dhe vënë në lëvizje virtytet tona më të mira kombëtare vetëm në kohë krizash – deklaroi Meta.

Duhet të punojmë çdo ditë në mënyrë të përgjegjshme dhe të virtytshme që të evitojmë krizat dhe vështirësitë që i krijojmë vetes.  Pothuajse e kemi harruar se si ishte rruga midis Shqipërisë dhe Kosovës njëzet vite më parë. E kemi të qartë se çfarë ndryshimi historik ka ndodhur falë “Rrugës së Kombit”, një investim i jashtëzakonshëm dhe kolosal i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe që ka krijuar një afërsi të pabesueshme, të cilën duhet ta shfrytëzojmë akoma edhe më mirë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve tona.

Shqetësim im – tha Meta është se duhet të punojmë më shumë për të mbrojtur të rinjtë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët  në këtë rajon, për të mos braktisur vendin e tyre. Kjo është sfida jonë më e madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular