BallinaAktualitetPezullohet shefi i policisë në Dibër në përgjimet e “Bild” i përbetohej...

Pezullohet shefi i policisë në Dibër në përgjimet e “Bild” i përbetohej Saimir Tahirit: Jam ushtari yt

spot_img
spot_img

Një operacion antidrogë u zhvillua mbrëmë në Tiranë nga policia e kryeqytetit, Durrësit, Fierit, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona. Mes të arrestuarve është edhe Pajtim Aga, vëllai i shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe në vitin 2016 , pasi u kap me kokainë. Ndërsa drejtuesi i policisë Pajtim Aga është akuzuar nga opozita se është i lidhur me trafikant droge. Robert Aga është kallëzuar nga PD për blerje votash në zgjedhjet lokale në Dibër, ndërsa ka pasur akuza edhe se zotëron parcela kanabisi në Dibër.

Emri i Robert Agës u përfol tepër në vitin që kaloi, për shkak se emri i tij doli edhe në përgjimet e gazetës gjermane BILD, për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s. Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari yt”.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme. Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze djalin Mateon 21 vjeç u zhduk pa lënë gjurmë në Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Operacioni i djeshëm i policisë, arrestohen 7 persona nga disa qytete të Shqipërisë. Sekuestrohen 32 kg kanabis çokollatë

Policia e Shtetit ka arrestuar dje 7 persona dhe ka sekuestruar 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular