Petrit dhe Afërdita Laze janë çifti i bashkëshortëve që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Allias, nga dy persona të cilët tentuan të grabisnin banesën e tyre.
Cifti jetonin së bashku me dy fëmijët e tyre, ndërsa grabitësit janë futur në vilë, pasi kishin informacione se ata nuk ndodheshin në banesë.
Në momentin kur janë diktuar nga pronarët e shtëpisë, ka pasur një përleshje mes grabitësve dhe çiftit Laze dhe gjendur në këto kushte, grabitësit kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe janë larguar më pas, ku mendohet se janë ndihmuar edhe nga një i tretë që i priste me automjet.
Deri më tani janë 15 persona që janë shoqëruar në komisariat, ku po japin dëshminë e tyre rreth asaj që kanë parë.
Në pyetje është marrë edhe vajza 17-vjeçare e çiftit, e cila dyshohet se ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë.