Pas reshjeve të dobëta të shiut që shoqëruan herë pas here ditën e sotme, kryeqyteti është “pushtuar” nga mjegulla e dendur.
Sikurse shihet edhe nga foto, mjegulla e bën të vështirë shikueshmërinë në rrugë, e për këtë apelohet që shoferët të tregohen të kujdesshëm për të shmangur aksidente të mundshme.
Sipas sinoptikanëve, java që vjen do të risjellë sërish diellin, ndërsa do të vijojnë të jenë prezentë temperaturat e ulëta si dhe mjegulla.