Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se akuzat për lobim rus nga ana e Partisë Demokratike janë propagandë idiote dhe të pabazuara në fakte.
Sipas tij, kjo është imagjinatë e provincave të telenovelave banale latine!
Salianji në “Open”: Akuzat për lobim rus operacion idiot propogande. Zero fakte dhe prova! Asnjë ligj i shkelur as ne Shqipëri as në Amerikë, askund dhe kemi pasur hetime me lupë nga prokurori që shërben si seksion i PS dhe qe ndjek si shtojce propagandës së PS!
Imagjinata që PD i merr para rusëve dhe ja kalon amerikaneve për të lobuar me Evropianë është imagjinate e provincave të telenovelave banale latine!
Bilali ne Amerike u dënua për kontrabandimin si gruan e tij te Ramës dhe sot s’ka asnjë hetim!
Fakt është që gjithë qeveritë e djathta evropiane, pjese te PPE kane lobuar për hapjen e negociatave, qeveritë e majta evropiane kane vendosur veton për integrimin! Vjedhja e votave është fakt.