Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një bari, tek “Unaza e Re”. Policia arsye se përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur krimin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve