Napoli është skuadra e parë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti kampionët në fuqi, Lazion me rezultatin e ngushtë 1-0.
Mjaftoi një gol i Lorenzo Insigne për të vendoset fatet e takimit të luajtur në “San Paolo” dhe të mbushur me shumë polemika e kartona të kuq. Insigne shënoi pas 2 minutash lojë, falë edhe një asisti perfekt nga ana e Zielinski.
Por, vetëm pak minuta më pas, sulmuesi më rezultativ i Seria A, Ciro Immobile u tregua i pasaktë nga 11 metra larg, duke shpërdorur rastin për të barazuan shifrat.
Por, fati doli kundër Napolit, me Elseid Hysaj që e mbylli takimin pas 19 minutash duke lënë të tijët me 10 futbollistë pas kartonit të kuq. Megjithatë, baraspesha në fushë u vendos pas 6 minutash, me Lucas Leiva që shoqëroi shkodranin drejt dhomave të zhveshjeve pas kartonit të kuq.
Një karton që mbylli edhe historinë e duelit, që pavarësisht rasteve nga të dy krahët nuk prodhoi gola. Në raundin tjetër, Napoli do të pres fituesin e çiftit, Fiorentina-Inter sfidë që do të luhet të mërkurën e ardhshme.
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2020/01/21/nerva-dhe-kartona-te-kuq-mesohet-gjysmefinalisti-i-pare-i-kupes-se-italise/ […]
Comments are closed.