Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas videos së publikuar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, që dukej duke thithur kokainë.
Në një postim në facebook, Manjani shkruan se në kushte normale qeveria duhet ta shkarkojë Allën, sepse ai merr vendime nën efektin e drogës.
Më tej Manjani thekson se qeveria mund ta bëjë shkarkimin e tij vetëm në rastin se është vetë esëll.
Postimi i plotë:
Kryetarja e Bashkisë Durrës nuk bëri asgjë, me thënë të drejtën. Një lapsus në të folurën publike dhe iku!
Ky i Bulqizës është shoqërisht i rrezikshëm sepse merr vendime nën efektin e drogës, por i shkon mendja të rrijë…
Sigurisht, sepse mendja e përhumbur nga droga nuk arrin të kuptojë ku është e ç’bën!!!
Në kushte normale ky zotëria shkarkohet direkt nga Qeveria. Kuptohet, nëse kjo e fundit është esëll…
Çfarë degjenerimi! Nuk e mbajtën dot as një vit pushtetin që grabitën pa zgjedhje.