BallinaAktualitetMe viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap...

Me viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap grupin kriminal

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK,  ka regjistruar procedimin penal për një grup personash që akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema dhe Ismail Alushani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët hetimet vazhdojnë, kanë kryer falsifikime të dokumenteve zyrtare, si: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të këtij procedimi penal deri tani janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, si dhe vazhdojnë hetimet për 32 persona të tjerë.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të procedimit penal Nr.272/2016 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal Nr.25/2019, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189, 190, 298, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema dhe Ismail Alushani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët hetimet vazhdojnë, kanë kryer falsifikime të dokumenteve zurtare, si: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të këtij procedimi penal deri tani janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, si dhe vazhdojnë hetimet për 32 persona të tjerë, nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 189, 190, 298, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Për 10 të pandehurit e dërguar për gjykim, Gjykata e Posaçme Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 1, datë 20.01.2020, ka deklaruar fajtor dhe dënuar të pandehurit :

Ilir Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Alfred Myrtaj për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Marjo Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Arben Kadiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Florjan Hysenaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Gentjan Stojku, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Shkëlqim Mema, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Keldi Beshi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Albert Xhelilaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Ismail Alushani, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular