BallinaAktualitetMe viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap...

Me viza false dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Britani, SPAK kap grupin kriminal

spot_img
spot_img

Një 62-vjeçar nga Belgjika pritet të përgjigjet përpara gjykatës mbi akuzat për trafik dhe shfrytëzim prostitutash.

Gjithçka nisi në vitin 2015, kur ai u njoh me prostitutën shqiptare E.R., 37 vjeç. Edhe pse ishte fillimisht klienti i saj, belgu M.B. ra në dashuri me shqiptaren.

Kur shqiptarja krijoi biznesin e saj, ai vendosi të investojë te biznesi i të dashurës. Ai jo vetëm kishte dy lokale, por edhe shfrytëzonte prostituta në një shtëpi dhe një apartament. Mendohet se së paku 95 prostituta u punësuan në bizneset e tyre.

Prokuroria thotë se shqiptarja dhe i dashuri belg edhe kanë falsifikuar të dhënat për pagat e punonjëseve të tyre. Të dy rrezikojnë nga dy vite në burg dhe gjobë prej 570 mijë eurosh secili.

Të dy e kanë shpallur veten të pafajshëm.

“Klienti im ishte një biznesmen i suksesshëm, por përfundoi në rrugë pasi u nda nga gruaja,” tha avokati i belgut. “Ai u nda pasi ishte diagnostikuar me Parkinson. Klienti im nisi të kërkonte dashurinë aty ku është më e lehtë për ta gjetur: te prostitutat. Ajo i kërkoi për investime dhe ai e bëri. Megjithatë ai kurrë nuk përfitoi dhe as nuk luajti një rol aktiv”.

Edhe avokatja e shqiptares tha se ajo nuk ka bërë trafik njerëzor. “Klientja ime vetëm sa i ndihmonte”, tha ajo.

Vendimi merret më 26 shkurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular