BallinaSocialeStudimi: Të flesh pak, shton më shumë kilogramë

Studimi: Të flesh pak, shton më shumë kilogramë

spot_img
spot_img

Për disa që nuk kanë nevojë të humbin kilogramët, ideja e konsumimit të ushqimit nuk është edhe aq tunduese sesa për të tjerët. Mbipesha është një problem në masë tashmë, si pasojë e së cilës njerëzit ankohen nga zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme si diabeti, sëmundje kardiovaskulare, lodhje e shumë të tjera. Por si mund të veprojmë dhe a ndikon shëndeti i tepërt edhe në aftësi të tjera?

Mjekët  e thonë prej kohësh se njerëzit që e kufizojnë dëshirën e tyre për të ngrënë gjithçka kanë gjumë e jetë seksuale të përmirësuar dhe shëndeti i tyre metabolik e kardiovaskular është më pak i rrezikuar.

Studiuesit në “Baton Rouge” në Los Anxhelos kanë bërë një shqyrtim të një studimi 2-vjeçar duke krahasuar efektet e kufizimit të kalorive për 218 njerëz të shëndetshëm me peshë normale, me moshë nga 20 deri  57 vjeç, ku gati 70% ishin femra. Krahasuar me disa të rritur që e kalojnë jetën e tyre duke ngrënë çfarë të duan, sipas një studimi njerëzit normal që hanin më pak sesa dëshironin, për të njëjtën shtrirje kohore si të parët, ishin më të lumtur dhe më pak të stresuar, bënin gjumë më të mirë dhe kishin një jetë seksuale më aktive.

Dy të tretat e pjesëmarrësve kanë ulur konsumin normal të kalorive me 25%, ndërkohë që pjesa e mbetur është ushqyer me sasinë që ka konsumuar gjithnjë.  Përveç mbajtjes shënim të ndryshimit të peshës gjatë kësaj kohe, studiuesit e përqendruan vëmendjen e tyre edhe në faktorët e tjerë, si gjumi dhe seksualiteti.  Në fund të vitit të parë, nivelet e testosteronit ranë te meshkujt që  konsumonin pa sasi, por jo te grupi tjetër.

Ky studim mund të përdoret si referues nga mjekët për pacientët që tashmë janë mbipeshë, por edhe për ata normalët.  Nga e gjithë kjo kuptojmë se duhet që të gjithë të konsumojmë më pak pavarësisht peshës, të kemi kujdes me sasinë dhe të kontrollojmë kaloritë që konsumojmë në vaktet e ditës. Edhe ju që nuk e vuani mbipeshën, hani më pak!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular