BallinaAktualitet"Tregëtarët e Matit të revoltuar", kreu i PD Arjan Lika: Arroganca e...

“Tregëtarët e Matit të revoltuar”, kreu i PD Arjan Lika: Arroganca e bashkisë iu bllokon aktivitetin

spot_img
spot_img

Nga Arjan Lika

Sot takova dhe mbështeta tregëtarë të revoltuar të Matit. Në mes së varfërisë e papunësisë që ka pllakosur Matin, puna e këtyre njerëzve është frymarrja e vetme që jep jetë qytetit e u jep bukë familjeve.

Këta njerëz janë gjendur nën arrogancën e dhunën e Bashkisë Mat, këtyre njerëzve jo vetëm u pamundësohet aktiviteti i tyre por në të njëjtën kohë u hiqet çdo mundësi jetese për famijet e tyre.

Policë bashkiakë me urdhra verbalë, pa asnjë njoftim, pa asnjë proçedurë kanë bllokuar dhunshëm ambientet ku këta tregtarë zhvillojnë aktivitetin duke dëmtuar rëndë pronën private dhe të gjithë mallin brenda. Është e papranueshme sjellja ndaj komunitetit të biznesit në forma të tilla brutale e të pambështetura në ligj.

Bizneset e tregëtarët e qytetit nuk janë kriminelë, ata janë qytetarë të ndershëm dhe me punë të ndershme japin jetë qytetit dhe me taksat e tyre shtojnë të ardhurat e Bashkisë.

Për kryetarin e Komitetit Ekzekutiv Mat, të ulur në mënyrë të paligjshme pa zgjedhje në zyrat e Bashkisë Mat, duket se jeta dhe e drejta e qytetarëve të Matit nuk ka asnjë rëndësi.

Partia Demokratike dega Mat mbështet protestën e këtyre tregtarëve dhe kërkesat e tyre legjitime.
PD Mat kërkon që çdo nismë për rregullimin e tregjeve në qytet të bëhet në dialog dhe mirkuptim me grupet e interesit dhe qytetarët e Matit.

Bashkërakordimi me interesat e qytetarëve është një standart i shoqerive demokratike.
Abuziviteti arroganca e presioni janë sjellje tipike të një mentaliteti autokratik.

Kryetari i Komitetit Ekzekutiv Mat duhet të ndalë sjelljen prej pushtuesi në qytet.
Qyteti nuk qeveriset me arrogancë e forcë, qyteti qeveriset me ide, plane dhe me dialog me qytetarët tij.

Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të qytetarëve të Matit derisa Bashkia ti kthehet qytetarëve dhe drejtimi i saj të përcaktohet jo nga pushtuesit e dhunshëm por nga vota e lirë e qytetarëve matjanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular