Me shkronja të mëdha, persona të panjohur gdhendën këtë grafit në një mur pranë parkimit në Zürcherstrasse, Winterthur, ku shkruhet “Kosova është Serbi”.
Grafiti u pikas nga një nxënës shqiptar në Zvicër, Albrim Raduni. “Ky është provokim i pastër”, thotë 19-vjeçari.
Ai dhe i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës në Zvicër janë të zemëruar.
“Është një fyerje që ne nuk mund ta anashkalojmë. Kjo duhet të hiqet”.
Po ashtu, edhe sepse është racist:
“Mbishkrimi është kundër një kombi të plotë dhe e mohon atë. Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës është mjaft i madh, dhe nuk është nevoja ti hidhet benzinë shtesë zjarrit me provokime të tilla , thotë Raduni.
Më tutje u zbuluan dhe dy grafite të tjera në shkrimin cirilik “E dua Partizanin” dhe “Varrmihësit”.
Varrmihësit janë tifozë të klubit të futbollit serb Partizan. Nuk është plotësisht e qartë nëse ekziston një lidhje e tyre me mbishkrimin “Kosova = Serbi”.
Edhe kush qëndron pas kësaj vepre mbetet ende një mister.