Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një takim me Kryeministrin e Italise, Giuseppe Conte dhe me ministrin e Jashtëm Di Maio, ne Palazzo Chigi ne Romë.
Takimi është mbajtur në vigjilje të konferencës të donatorëve për Shqipërinë, që pritet të mbahet në Bruksel në 17 shkurt.
Kryeministri Rama në një lidhje nga Roma tha se shifra që mund të përfitojë Shqipëria në fund të kësaj konference do të rrotullohet tek 1 miliardë euro.
“Shifra përfundimtare nuk ka dalë ende, por të dhënat e konsiderueshme që janë mbledhur deri tani na japin një shumë që në fund do të rrotullohet rreth 1 miliardi euro, pak më shumë, apo pak më pak.
Jemi të mirë përgatitur për të vijuar me disa veprime të tjera kurajoze në aspektin financiar, duke përfituar nga qëndrueshmëria e lartë makro ekonomike që kemi garantuar në këto vite reformash dhe duke kombinuar disa skema për rindërtimin. Gjithnjë pa ndërprerë dhe pa reduktuar programe të investimeve të zhvillimit dhe mbrojtjes sociale”, tha Rama.