BallinaBotaViza Amerikane, Trump nxjerr rregulla të reja

Viza Amerikane, Trump nxjerr rregulla të reja

spot_img
spot_img

Administrata e Presidentit Trump ka publikuar rregulla të reja vizash që synojnë kufizimin e “turizmit të lindjeve”, një praktikë me të cilën gratë vijnë në SHBA për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të marrin shtetësinë amerikane.

Sipas rregullave të reja aplikantëve do t’u refuzohen vizat turistike nëse zyrtarët konsullorë përcaktojnë se ato synojnë të vijnë në SHBA kryesisht për të lindur, edhe pse për ta do të jetë e vështirë të bëjnë dallimin nëse ato vijnë realisht për shkaqe mjekësore apo për të lindur.

Gratë që do të shkojnë për nevoja mjekësore do të trajtohen si të huajt e tjerë që hyjnë në SHBA për trajtim mjekësor dhe duhet të dëshmojnë se i kanë paratë për të paguar, përfshirë shpenzimet e transportit dhe të jetesës.

Praktika e udhëtimit në SHBA për të lindur është në thelb e ligjshme, megjithëse ka patur raste që autoritetet kanë arrestuar operatorët e agjencive të turizmit të lindjeve për mashtrime me vizat ose evazion fiskal.

Administrata e Trump po kufizon të gjitha format e imigracionit, por Presidenti ka shprehur shqetësim të veçantë për çështjen e marrjes së nënshtetësisë me anë të lindjes.

Sipas Kushtetutës amerikane, kushdo që ka lindur në SHBA konsiderohet shtetas amerikan, por Trump ka kërcënuar se do t’i japë fund kësaj praktike, pavarsisht se studiuesit ligjorë kanë thënë se kjo nuk është aq e lehtë për t’u realizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular