BallinaAktualitetKreu i SPAK publikon emrat e atyre që kanë aplikuar për drejtor...

Kreu i SPAK publikon emrat e atyre që kanë aplikuar për drejtor të BKH, 30 janari afati i fundit

spot_img
spot_img

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka bërë thirrje për aplikimet për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së).

Deri më tani 5 persona kanë aplikuar për kreun e BKH: Ibrahim Disha,Artan Shkëmbi,Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha.

“Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020”, thotë ai në mesazhin e tij.

Njoftimi i plotë

Njoftojmë se deri sot, në datën 24.01.2020, ora 9.00, kanë aplikuar këta kandidatë:

1. Ibrahim Disha
2. Artan Shkëmbi
3. Gjovalin Ulndreaj
4. Adriatik Ago
5. Sabri Hoxha

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020.
Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Arben Kraja

Drejtues i Prokurorisë se Posaçme

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular