BallinaAktualitetLefter Alla sërish sot në Prokurori, kyebashkiaku thirret për herë të dytë...

Lefter Alla sërish sot në Prokurori, kyebashkiaku thirret për herë të dytë brenda pak orëve

spot_img
spot_img

Thirret sërish sot në Prokurori kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, pak orë pasi ditën e enjte dha dëshminë e parë për videon e publikuar në media ku pretendohet se ai duket duke pirë kokainë në lokal.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) bëri të ditur dje se ka nisur një hetim në lidhje me videon e publikuar në media, nga gazetari Artan Hoxha, ku pretendohej se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, konsumonte kokainë.

Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, verifikimet janë duke u kryer në bazë të nenin 283 të Kodit Penal, “për shitje, ofrim, dhënie, marrje, si dhe mbajtje të substancave narkotike”. Procedimi penal është duke u hetuar nga prokurori Ened Nakuçi, i cili gjatë ditës së djeshme thirri për t’i marrë dëshmitë gazetarit Artan Hoxha dhe më pas kryebashkiakun Alla. Më herët, oficerët e Policisë Gjyqësore kishin sekuestruar edhe videon e publikuar, pas nisjes kryesisht të hetimit. Në ditët në vijim, Prokuroria do të kryejë një akt ekspertimi për videon, për të parë nëse ka ndërhyrje në të, ndërsa burimet bënë të ditur se është bërë edhe një këqyrje në lokalin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

DËSHMITË

Në orët e pasdites, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje gazetarin Hoxha dhe kryebashkiakun Lefter Alla, për të dhënë versionin e tyre sa i takon videos dhe akuzave të ngritura publikisht. Nga ana tjetër, në ditët në vazhdim, pritet që të merren edhe dëshmi të tjera për këtë çështje, e cila prej dy ditësh është më e diskutuara. Burime bënë të ditur dje se kryebashkiaku ka mohuar praninë e tij në atë video, duke pretenduar se është një montazh. Nga ana tjetër, gazetari Hoxha ka treguar për grupin hetimor mënyrën sesi ka siguruar videon, ndërsa është pyetur për lokalin dhe nëse ka persona të tjerë në dijeni të këtij ngjarje.

GAZETARI

Menjëherë sapo doli nga Prokuroria e Posaçme, gazetari Artan Hoxha, duke iu përgjigjur interesit të medias, tregoi se para prokurorëve kishte deklaruar çdo gjë që kishte të bënte me sigurimin e videos dhe detaje të tjera që ndihmojnë Prokurorinë në zbardhjen e ngjarjes. Më tej, gazetari tha se kishte parë vullnet për zbardhjen e ngjarjes nga ana e SPAK.

“Çdo pyetje që patën prokurorët, pati përgjigjen time. Duke qenë se kam qenë një nga mbështetësit e SPAK, kam shpresë se kjo çështje do të shkojë deri në fund. Pashë interes për ta zbardhur çështjen. Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion. Unë u pyeta dhe dhashë gjithë informacionin që i duhej SPAK-ut. Paraqita mënyrën sesi mora videon”, tha Artan Hoxha pasi doli nga Prokuroria.

KRYEBASHKIAKU

Teksa burime konfirmuan që krybashkiaku Alla, në dëshminë e dhënë para grupit të hetimit, ka mohuar përfshirjen në videon e bërë publike, edhe në reagimin e shkurtër për mediat ishte mohues teksa tha që kjo gjë është në dorë të drejtësisë. Nga ana tjetër, avokati i Lefter Allës tha se ishte montazh dhe se klienti i tij nuk kishte arsye pse të jepte dorëheqjen, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

“Montazh, video, nuk duket fare se kush është. Nuk ka arsye të japë dorëheqjen”, u shpreh avokati Petrit Ismaili. Ndërkohë, më herët në rrjetin social në “Facebook”, kryebashkiaku Alla reagoi duke thënë se videoja është montazh dhe ai ka pasur dijeni për këtë që para një viti.

“Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë”, shkruante Alla në “Facebook”.

VIDEO

Dy ditë më parë, në televizionin “Abc News”, gazetari Artan Hoxha publikoi një video, në të cilën pretendohej se ishte kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali. Mësohet se lokali është në Tiranë, ndërsa video është e shkëputur nga pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit. Në këto pamje duket një person, i cili merr lëndë narkotike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular