misioni investigativ “BOOM” në RTV Ora trajtoi këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” rastin e familjes Hasa në Fier.
Një histori e dhimshme e znj. Zyra Hasa e cila tashmë është 70 vjeçe por siç shprehet, kurrë nu ka parë ditë të lumtur me sy.
Ajo u martua që në moshën 15 vjeçare në fshatin Peshtan i Madh në Fier.
Pak kohë pas martesës, ajo kuptoi se bashkëshorti kishte probleme shëndetësore, sëmundje e cila u trashëgua dhe tek 6 fëmijët e saj.
Sikur të mos mjaftonte problemi me bashkëshortin dhe fëmijët, znj. Zyra jeton në kushte të jerueshme.
Zyra Hasa: Kam vuajtur shumë me këta fëmijë. Thonë që trashëgohet deri në 7 breza kjo sëmundje. 70 vjeçe nuk dalë nga dera e shtëpisë. Unë jetoj me 3 çuna. Jam e vrarë në kokë. Kam kaluar operacion të rëndë. Më ka vrarë burri me dorën e tij. Ishte i sëmurë atëherë që më vrau.
Gazetarja: Këtu ambjenti është shumë i ftohtë. Me çfarë ngroheni?
Zyra Hasa: Kur kam dru ngrohem me ato.
Jeta e të moshuarës është programuar për t’i shërbyer fëmijëve, pavarësisht se ajo pranon se nuk ka marrë kurrë ndihmë nga shteti.
Zyra Hasa: Njëri prej fëmijëve është me epilepsi. Djali i vogël vuan nga një sëmundje e trashëguar.
Gazetarja: Merr kemp djali.
Zyra Hasa: Jo nuk merr. Ka gati 7 vjet që nuk merr. Nuk na ndihmon askush.
Gazetarja: Kur bëhen agresiv fëmijët, çfarë bën?
Zyra Hasa: Dal përjashtë deri sa të qetësohet gjendja. Djalit me pilepsi nuk ja japin kempin prej shumë vitesh. E shtyjnë gjithmonë. Më thonë që do ta nxjerrim. Më kanë gënjyer për më shumë se 7 vjet. Unë dua që të dalë kempi, t’i marrin lekët që i takojnë.
Emisioni “BOOM” u bën thirrje institucioneve shtetërore që tu vinë në ndihmë familjes Hasa por jo vetëm.