Pas grabitjes në zonën e Komunës së Parisit, një tjetër person është kapur në flagrancë teksa tentonte të grabiste brenda një makinë në një tjetër zonë në Tiranë.
“Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës”.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.