BallinaKryesorePresidenti i KE-së vizitë sot në Tiranë, takim me kryeministrin Rama

Presidenti i KE-së vizitë sot në Tiranë, takim me kryeministrin Rama

spot_img
spot_img

Michel do të pritet nga Kryeministri Edi Rama rreth orës 12 e 50 minuta, në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet edhe ceremoniali i mirëseardhjes. Më pas pritet të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.

Ai viziton Shqipërinë një javë pas Komisionarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili zhvilloi takime me krerët më të lartë të politikës në vend, si dhe vizitoi zonat e prekura nga tërmeti.

Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, do të japë mbështetje për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Vetëm pak ditë më parë, komisionari i BE për Zgjerimin rikonfirmoi faktin se BE dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor, ndaj u realizua dhe kjo vizitë e tij e parë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Ndërsa Komisioni Europian ka konfirmuar për ATSH, se i qëndron besnik rekomandimeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke shprehur besimin për një vendim pozitiv nga Këshilli përpara Samitit të Zagrebit në maj.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian bëri të ditur për ATSH detaje edhe nga metodologjia e re e zgjerimit, ndërsa deklaroi se, “Komisioni Europian do të paraqesë në javët në vazhdim propozimet për ta bërë procesin e pranimit më efikas, më të besueshëm dhe më dinamik”. / ATA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular