BallinaKronikeBrenda shtëpisë ku u gjetën 1.2 ton kokainë! Grupi fitime deri në...

Brenda shtëpisë ku u gjetën 1.2 ton kokainë! Grupi fitime deri në 50 mln €

spot_img
spot_img

Policia greke ka zbardhur gjithë detajet për mega-operacionin, që në bashkëpunim me DEA-n, sekuestruan plot 1 ton 181 kg, kokainë.  Drejtori i Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, gjeneral Petros Xhefery tha në një konferencë për mediat se ky ishte një nga rastet më të mëdha që ka trajtuar drejtoria e tij.

“Ka të bëjë me shpërbërjen e një organizate kriminale që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në vendet në Evropës dhe Afrikën Veri-Perëndimore. Operacioni u parapri nga muaj hetime sistematike, në bashkëpunim DEA-n amerikane autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Spanjolle”, tha gjenerali Grek.

Sipas tij janë identifikuar të gjithë personat përgjegjës si dhe rolet e tyre.

“Siç zbulohet nga hetimi, drejtuesit e organizatës kriminale banojnë gjithmonë jashtë vendit dhe në veçanti në një vend evropian, prej nga ku drejtojnë veprimet e anëtarëve të tjerë në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre kriminale, nga gjetja e anijeve e deri te transportimi i drogës nga Karaibe, magazinimi dhe shpërndarja e drogës në vendet evropiane dhe afrikane veriperëndimore” .

Të arrestuar deri tani janë 8 të huaj, mes tyre shqiptare, tha gjenerali grek, si dhe një kallashnikov, 3 pistoleta e një numër të madh municionesh.

Operacioni ka patur një rrezikshmëri të lartë, pasi të arrestuarit ishin të gjithë kriminelë të rrezikshëm që mbanin armë dhe që në shumë raste nuk kishin nguruar të qëllonin në drejtim të efektivëve.

Hetimet e deritanishme tregojnë se organizata kriminale ka mbledhur të ardhura të paligjshme që kalojnë shifrën e 50 milionë eurove./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular