BallinaAktualitetGazment Bardhi takim me strukturat e qarkut Tiranë: Pushteti vendor duhet t’u...

Gazment Bardhi takim me strukturat e qarkut Tiranë: Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi zhvilloi sot një takim me strukturat e qarkut Tiranë.

Në fjalën  tij Bardhi u shpreh se pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, ndërsa theksoi se Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës drejtohen me kryebashkiakë “ilegjitim, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit”.

Postimi i plotë:

Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës.

Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit. Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit.

Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores.

Sëbashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës i pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular