Dashi
E dielë shumë e këndshme, veçanërisht nëse jeni duke planifikuar një udhëtim ose pushime. Nëse qëndroni në shtëpi, telefonatat, përgjigjet ose zgjidhjet të cilat i mezi i keni pritur mund të vijnë. Në mënyrë private, ju ndjeni dëshirën për të takuar njerëz të rinj, gjithashtu shumë të ndryshëm nga ju, por të vlefshëm, stimulues, të aftë për të hapur horizonte të reja. Takime magjike për beqarët.
Demi
Gropat dhe problemet praktike kërkojnë vëmendjen tuaj! Mos bini pre e mashtrimeve. Meditoni për ide dhe projekte që duken të pamundura për t’u bërë tani. Rishikojini dhe bëjini të përsosura, kështu do të krijohet mundësia e zbatimit të tyre. Duhet të ngadalësoni ritmet e përditshme. Duhet të nënshtroheni pak për të përjetuar një fund të lumtur në dashuri.
Binjakët
Sot do ju tërheqin interesat e reja, për njerëzit nga mjedise ndryshe nga ato të zakonshme. Ju ndiheni ndryshe jo si zakonisht dhe kjo do ju largojë nga rutina e përditshme. Ju do hiqni mënjanë dyshimet dhe frikën për dashurinë, pasionin dhe projektet e rëndësishme dhe interesante që keni në mendjen tuaj.
Gaforrja
Do përballeni përvoja dhe emocione të reja. Jini të qetë dhe të lumtur nëse jeni në çift dhe kini një besim të fortë! Ju jeni gjithmonë të vëmendshëm për shëndetin e të dashurve tuaj, duke u kujdesur për ta dhe duke i përgatitur vajra e çajra bimorë.
Luani
Qielli gri për Luani, për shkak të Hënës në Ujori, përballë shenjës. Hëna do ju prishë një program të shumëpritur të ditës dhe do ulë humorin tuaj në 0! Jeta si çift në një slitë rrotullimi. Pranoni heshtjet e papritura të partnerit dhe mos e shtypni atë. Nesër atmosfera do të ndryshojë plotësisht!
Virgjëresha
Do ju hapen rrugë për ambiente të reja dhe njerëz të rinj gjatë gjithë javës së ardhshme. Ambientet janë shumë më të mira nga sa e imagjinoni. Sot pushoni, kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur me të dashurit tuaj, duke filluar nga partneri juaj!
Peshorja
Edhe pse nuk do përjetoni ndonjë arritje apo gëzim të madh, ju do siguroni Oskarin për besnikëri, seriozitet dhe durim. Do të merrni ftesa dhe do të keni mundësi të keni një jetë të gjallë dhe përmbushëse shoqërore. Në dashuri, ktheni faqen, bëni që ndjenjat tuaja më autentike të shfaqen qartë.
Akrepi
Nëse lejoni që e kaluara të ndotë të tashmen mund të humbni shumë gjëra; ata që ju duan mund të ndjehen të zhvlerësuar dhe demotivuar. Duket një mision i pamundur për të gjetur një qetësi të vogël në marrëdhënie si një çift historik! Pasdite dhe mbrëmje shumë e këndshme në shoqërinë e miqve të përhershëm. Pushoni dhe kultivoni hobi tuaj të preferuar.
Shigjetari
Koha e mirë për të planifikuar operacione komplekse, veçanërisht nëse ata përfshijnë njerëz të tjerë: Fati do t’ju shoqërojë në bizneset tuaja! Ditë sentimentale pa re. Pritet një rindizje e fortë e shkëmbimit emocional, shumë ngarkesë pasionante.
Bricjapi
A duhet të diskutoni pronësinë ose interesat financiare? Filloni menjëherë, Hëna dhe Mërkuri janë më të mirat për marrëveshje, vepra të shkruara, shitje dhe blerje të ndryshme. Ju keni një shije të sigurt për gjëra të bukura dhe të rafinuara. Kjo e diel është gjithashtu ideale për blerje të rëndësishme edhe përmes internetit. Moment magjik për të vendosur një pikë të fortë në marrëdhënie.
Ujori
A është miqësia gjithmonë një vlerë me shumë rëndësi për ju dhe a do të jetë edhe më shumë këto ditë? Sidoqoftë mos harroni se është thelbësore të silleni gjithmonë me besnikëri me miqtë tuaj, nëse doni që ata të qëndrojnë të tillë. Nëse kohët e fundit keni filluar një histori sentimentale, por synoni ta bëni atë zyrtare, është mundësia e duhur për ta prezantuar partnerin tuaj me miqtë dhe të afërmit. Lajme të rëndësishme në horizont.
Peshqit
Energjitë nuk janë të pakufizuara, është e vërtetë, por kjo nuk është arsyeja pse duhet të tërhiqeni nga një angazhim i bërë më parë. Përvishini mëngët pa u ankuar dhe përpiquni t’ja dilni mbanë! Trupi i njeriut është një mekanizëm i përsosur, përveç se disa zakone shumë jo të shëndetshme ndryshkin ingranazhet e tij. Do ketë ndjenja harmonie në çift.