BallinaAktualitetIdrizi: Ju them "Rilindasve të Kuq" mos bëni të njëjtin gabim për...

Idrizi: Ju them “Rilindasve të Kuq” mos bëni të njëjtin gabim për 75 vjet që keni bërë mbi shqiptarët e Çamërisë

spot_img
spot_img

Promovohet libri “Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut: Çamëria”, i autorit Ibrahim Daut Hoxha. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm një ndër shqiptarët e Çamërisë që ka parë më sy Genocidin në Çamëri, autori i librit Ibrahim Hoxha.

Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili vlerësoi Ibrahim Hoxhën se një ndër njerëzit që ka nxjerrë në dritë të vërtetat për masakrat në Çamëri.

“Vetëm një gjë nuk shkonte me regjimin komunist ishin shqiptarët e Çamërisë pasi nuk duhet t’i prishnin qefin Greqisë, ndërkohë që Enver Hoxha shkruante librin “Dy popuj miq”, ndërsa shqiptarët e Çamërisë mundoheshe t’i stigmatizonte duke i lënë qytetarë të dorës së dytë. Fatkeqsisht kjo strategji e komunistëve për lënien e Çamërisë vetëm, për ta tradhëtuar atë vazhdon edhe sot e kësaj dite midis nesh. Për Çamërinë vazhdon prap nga pashallarët dhe Rilindasit e Kuq, që Çamëria të mbetet vetëm, Çamëria të mbetet mënjanë. Të mos flitet për Çamërinë se na mërzitet kryeministri grek. Unë ju them Rilindasve të Kuq mos bëni të njëjtin gabim për 75 vjet që keni bërë mbi shqiptarët e Çamërisë, se ne kërkojmë shtëpitë tona, të kthehemi në shtëpitë tona. i bëj thirrje cilitdo se do të ketë përball nesh çdo njëri që mendon se do të fusi duart mbi shqiptarët e Çamërisë. Ne nuk do të anashkojmë më asnjë tradhëti as pashallarët e kuq dhe as atyre që mund t’i përdorin brenda nesh. Unë jam i bindur se nuk mund të ketë dot shqiptarë në pushtet ose jo, individë që nga një anë të hajnë me lugën e Abedin Bej Dinos dhe nga ana tjetër me lugën e Napoleon Zervës brenda nesh. Çamëria ka burra dhe gra që i dalin për zot”, – u shpreh z.Idrizi.

Autori i librit, Ibrahim Hoxha, tregoi se Çamëria është një krahinë që nuk mund të harrohet nga askush, duke treguar edhe fakte se si sistemi komunist ka tetnuar që ta fshehë çështjen për shqiptarët e Çamërisë. I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko dhe Alket Veliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular