BallinaLifestyleStresi rikthehet me Kejsin… falë këmbënguljes së nënës së reperit

Stresi rikthehet me Kejsin… falë këmbënguljes së nënës së reperit

spot_img
spot_img

Teksa Stresi merret me muzikë në Shqipëri, Keisi vazhdon jetën e saj në Kanada, ku ndjek studimet e larta. Para dy ditësh, ajo na futi të gjithëve në dyshime me një foto të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqej me unazën që i kishte dhuruar Stresi, të cilën e mbante ende në gisht.

“Se një femër duron shumë”, shkruante Keisi, fjalë të cilat na bënë të mendojmë se ka shpresë për të dy ose më mirë të themi, ata tashmë janë rikthyer duke hedhur pas krahëve gjithë hatërmbetjet apo mëritë. Si gjithmonë, s’ka vonuar shumë edhe një reagim i Stresit në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai ka publikuar fjalët e këngës së tij të re, të cilën pritet ta lançojë së shpejti dhe teksti na u duk sikur i dedikohet Keisit.

“Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova n’dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… T’ harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher..”, janë fjalët e Stresit, për të cilat është penduar dhe i ka fshirë, megjithatë portalet i ruajtën.

Ndërsa ditën e djeshme, reperi ka publikuar këngën “Zemrën maje”, një klip i xhiruar në Milano dhe që flitet se është dedikim i hapur për Keisin.

E nuk vonoi shumë dhe reagoi vetë Keisi, duke i vënë vulën rikthimit të tyre. Ajo ka shpërndarë një pjesë nga kënga e fundit e reperit, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Fjalët po i mbaj përbrenda”. 

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, dhe ish-gruaja e tij Keisi duket se do vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë. Mesazhet e koduara prej tyre kanë qenë të shumta që pas deklarimit të ndarjes së tyre.

Këngëtari prej disa ditësh publikoi copëza nga kjo këngë, e cila në fakt duket qartë që është një këngë dashurie dhe që do të mund ta dëgjojmë të plotë gjatë ditës së nesërme. Vetë Stresi, në një intervistë të pak kohëve më parë, tha se me Kejsin është në pauzë dhe një ditë mund t’i rishihnim sërish bashkë.

Por burime pranë çiftit thonë se Stresi po ribashkohet me Keisin falë këmbënguljes së nënës së tij, Shpresa Lushaj, e cila nuk e humbi durimin për të negociuar me ta, pasi Keisin ajo e do shumë dhe e sheh si nusen ideale për djalin e saj problematik.

Keisi e ka treguar dhe herë të tjera se ndonëse mund të jetë ndarë me Stresin, me prindërit e tij ajo ruan akoma një marrëdhënie të mirë. Dhe këtë e vërtetoi më së miri pak kohë më parë komenti i mamasë së Stresit.

Në foton e publikuar shihet Keisi e veshur me kapuç dhe xhup, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i të ëmës së reperit, e cila i shkruante”: “Bukur Kejsiiiii”, koment i cili ka treguar se ato ruanin marrëdhënie të mira.

Dhe nuk kishte si të mungonte dhe përgjigjja e Keisit, e cila ia kthen ish-vjehrrës: “Mimiiiii imeee”, shoqëruar me emoji zemra. E duket se të qenit në kontakt i nuses me vjehrrën i ka shërbyer këtij rikthimi.

Kujtojmë që Keisi ishte celebruar në bashki me Stresin duke marrë mbiemrin e tij, ndërkohë që po flitet se këtë vit, pas ribashkimit ata do të organizojnë ceremoni private dasme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular