BallinaKronikeZbardhet emri i shqiptarit të ekzekutuar, detajet e vrasjes mafioze

Zbardhet emri i shqiptarit të ekzekutuar, detajet e vrasjes mafioze

spot_img
spot_img

Gentian Kasa është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Itali. 43-vjeçari me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në Romë në rrethin Nuovo Salario-Fidene.

Ndaj tij u organizua një atentat sapo doli nga shtëpia për t’u rikthyer në qelitë e burgut.

Dy plumba e kapën atë në pjesën e kokës dhe gjoksit duke e vrarë menjëherë. Veprat penale për të cilat Gentian Kasa ishte gjykuar kanë të bëjnë me trafikun e drogës, vjedhjet dhe pranimin e mallrave të vjedhura, shkruan “La Republica”. Ai ishte arrestuar si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.

43-vjeçari ishte në regjim gjysmëlirie nga burgu. Shqiptari po takonte gruan dhe familjen në rrugën Gabrio Casati. Ai duhej të kthehej në burgun Rebibbia. Pasi takoi familjen, mori ashensorin, zbriti dhe eci vetëm pak hapa kur u dëgjuan dy krisma.

Sipas gazetës italiane, ishte një ekzekutim i pastër, gjakftohtë, një vrasje mafioze e paramenduar. Mjekët e gjetën shqiptarin të pajetë në vendin e ngjarjes. Ai kishte vdekur në çast.

Trupi u gjet pranë një makine Toyota. Pak pas vrasjes, në vendin e ngjarjes mbërriti vëllai 20-vjeçar i viktimës. Ai po ulërinte dhe po qante.

Hetuesit thonë se ekzekutimi ka lidhje me luftën mes klaneve. Zona në fjalë njihet për trafiqet ilegale prej shumë kohësh. Vetëm përpara pak ditësh, një njësi ushtarake kreu një operacion në këtë zonë për të arrestuar 21 persona. Vrasjet në Romë në këtë zonë janë bërë të zakonshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular