Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, duke lënë pas tre persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e re në Vlorë.
Dy automjete përkatësisht një Benz dhe një Peugeot janë përplasur midis tyre, duke dëmtuar edhe një automjet të tretë të parkuar.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi.