“Dosja 184”, per ceshtjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër do te hetohet tashme nga Prokuroria e Posacme, apo SPAK-ut
Lajmi bëhet ditur nga organi i prokurorisë pasi Partia Demokratike kërkoi informacion se në çfarë faze ishte hetimi për këtë dosje.
Çështja ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por, nën ndikimin e Donika Prelës dhe Arta Markut, kjo prokurori shpalli moskompetencën në korrik dhe, pak kohë para ngritjes së SPAK-ut, ia çoi dosjen prokurorisë së Dibrës.
Në 15 janar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi zyrtarisht të njihej me gjetjet e dosjes dhe kërkoi që dosja t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Burime zyrtare pranë prokurorisë pohojnë se kjo kërkesë është pranuar dhe Prokuroria e Dibrës ka vendosur shpalljen e moskompetencës, duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Kujtojme se [jese e kesaj dosjeje, u bene emra te njohur te politikes, te cilet dolen ne pergjimet e publikuara nga BILD. Ne pergjime dolen di Rama, Damian Gkjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë.