Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të reportazhit të Rai3 për rritjen me 12% të kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2019. Kronikën e televizionit italian kreu i qeverisë e quan turp gazetaresk. Sipas tij, realiteti është ndryshe dhe është ai i monitoruar dhe çertifikuar nga Guardia di Finanza.
Postimi
Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!