Një shpërthimi eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit të Durrësit.
Gazetari i “Panorama” në Durrës bën me dije se lënda plasëse ishte e një sasive të vogël. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet.
Njoftimi i policisë lokale:
Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2020/01/29/shperthim-eksplozivi-ne-nje-lokal-ne-durres-policia-jep-detaje/ […]
Comments are closed.