Raporteri për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Evropiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Evropian paralajmëroi qeverinë shqiptare se do të ketë pasoja në hapjen e negociatave nëse miratohen paketat antishpifje që kanë bëjnë me lirinë e medias
David Lega shkruan se respektimi i kritereve të Kopenhagenit është një standard minimal për një vend kandidat.
“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundeshe të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Evropian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, shkruan ai në Twitter