BallinaAktualitetGazetari Kaba zbulon se si administrata detyrohet nga rilindasit të shohin ‘filmin’...

Gazetari Kaba zbulon se si administrata detyrohet nga rilindasit të shohin ‘filmin’ e Ramës

spot_img
spot_img

Filmi i Ermal Mamaqit ‘I Love Tropoja’, ka krijuar një debat të fortë publik jo vetëm për atë se çfarë trajtohet në skenar, por dhe për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, dhe si po ndikon ai në shitjen e biletave.

Gazetari Dritan kaba me anë të një postimi në Facebook, tregon se administrata është urdhëruar nga rilindja që ta shohë filmin me detyrim pasi një nga aktorët e filmit është dhe kryeministri Edi Rama.

Sipas gazetarit punonjësit po organizohen për të parë filmin njësoj siç bëhej dikur me kooperativat bujqësore. Ndërsa shton se biletat duhen fotografuar për të bindur drejtuesit se e gjithë administrata do e shohë filmin, dhe kush nuk e bën një gjë të tillë të nesërmen e ka punën pisk.

Ja postimi i Kabës:

FILMI I LIDERIT, SJELL NDRYSHIME DRASTIKE NE KULTURE!
Tek filmi i Edit kane filluar t’i çojne me organizim nga qendrat e punes, si dikur tek filmat kineze!
Kush nuk tregon bileten te nesermen e ka pisk punen e punes! Ditet e ardhshme fillojne shkollat me “vullnetin” e nxenesve te apasionuar me kinematografine boterore! Ndersa organizatat e PS kane marre udhezim me qarkullim te brendshem nga sekretari i pergjithshem Balla, te shkojne ta shohin te organizuar dhe me pas te bejne mbledhjen me teme: “Si eshte demaskuar armiku dhe roli i kryetarit ne kinematografi”. Me pas do zhvillohet edhe nje mbledhje tjeter me teme: “Ndikimi i figures se Kryetarit ne kulturen shqiptare”. Nderkohe do te behet edhe nje peticion nga intelektuale te pavarur nga opozita, te mbeshtetur nga Akademia e Gjinos, qe do i propozojne te gjithe festivale nderkombetare dhe akadamive te filmit te propozojne Edin per çmimin e pare per rol dytesor duke filluar nga Oscar,, kete e mertion! Duke vazhduar me Palmen e Arte,edhe ne fakt ky i shkon tamam se ashtu ishin edhe palmat e autostrades dhe eshte mesuar me palma te arta. Me pas edhe çmimet e tjera. Keto çmimet na duhet qe Edi te mbaje fjalime dhe te dale ne fotografi, qe t’i kete kuntim. Me pas do hapi edhe nje ekspozite tek holli i Kryemiistrise. Ndersa Ornela Vorpsi do beje nje liber kushtuar habitjes, qe lideri ka bere kudo ne kryeqytetet evropiane.
P.S. Biletat asgjesohen nga drejtuesi dhe nuk qarkullohet dore me dore, se ja kane marre doren mashtrimit me ato votat e 30 qershorit duke ia çuar njeri tjetrit me whatsapp dhe i dolen ne kuti 30% te pavlefshme. U desh nje pune titanike prej dy muajsh te mbusheshin kutite dhe te rregulloheahin votat.
Nuk kane kohe te humbin se kane pune te tjera, si PPP, tenderat pa gare dhe me negocim. Nuk ka njeri kohe te tepert!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular