BallinaAktualitet‘Ne ju pushkatojmë, ju s’na kapni dot’… Kush janë bosët shqiptarë të...

‘Ne ju pushkatojmë, ju s’na kapni dot’… Kush janë bosët shqiptarë të kokainës në Londrën Lindore

spot_img
spot_img

Tabloidi prestigjoz britanik ‘The Sun’ duke i kushtuar një vëmendje të veçantë krimit të organizuar në Londër, në një shkrim të gjatë ndalet edhe te mafia shqiptare.

Bosët shqiptarë të kokainës: Londra Lindore

‘Mafiozët shqiptarë janë kthyer në protagonistë absolutë global ‘dominantë’ në tregtinë e drogës britanike, me një vlerë prej 5 miliard stërlinash.

Kryesorë në tregtinë e drogës së drogës në Londrën lindore janë grupi Hellbanianz, të cilët fajësohen edhe për rritjen e krimit të rrugës në këtë pjesë të kryeqytetit britanik.

Me seli në Barking, bandat e rrugës publikojnë video rap, pistoleta, kuti me para duke inkurajuar edhe të tjerë tu bashkohen atyre.

Juristi Nick nga zyra ligjore Laëtons Laë thotë:

Nuk ka dyshime se rrjetet sociale mund të promovonë rekrutimin e të rinjve, të cilët tërhiqen nga imazhet e parave, orëve të kushtueshme të cilët reklamojnë një stil jete ndryshe’

‘Këta janë njerëzit që shpesh humbasin ndërsa janë në linjën e parë, duke u vendosur në rrisk për shkak të dhunës së bandave, duke u kthyer ose në persona të varur nga droga ose përfundojnë në gjykate përballë veprave penale dhe dënimeve penale’

Tekstet e këngëve rap të bandave të Hellbanianz janë tronditëse:

‘Ne ju pushkatojmë, shqiptarëve nuk u duhet asnjë arsye. Ata përpiqen të na kapin, por shqiptarët nuk mund të kapen’

Pavarësisht pretendimeve se ata nuk mund të kapen,- vazhdon shkrimi i ‘The Sun’,-tre nga bandat shqiptare janë dënuar me 42 vite burgim në vitin 2016 pasi policia zbuloi 6 milion £ drogë si dhe një mitraloz Skorpion.

Dhjetëra kriminelë të tjerë shqiptarë gjithashtu janë arrestuar dhe burgosur në të gjithë Britaninë vitet e fundit.

Shifrat tregojnë se tani ata përbëjnë një në dhjetë të burgosur të huaj në burgjet britanike.

Sipas ‘Mail’, të njohur si mafia shqiptare, bandat nga Shqipëria drejtohen nga kodi i vdekjes ‘Kanun’, e drejta për të marrë hak.

Po kështu egërsia e tyre shkon deri aty sa ata akuzohen edhe për drejtimin e shtëpive publike si edhe torturimin e armiqve ‘të nëntokës’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular