BallinaBotaVIDEO/ Sesioni në PE për emigracionin, eurodeputeti grek gris flamurin turk gjatë...

VIDEO/ Sesioni në PE për emigracionin, eurodeputeti grek gris flamurin turk gjatë fjalimit

spot_img
spot_img

Ioannis Lagos, europdeputeti grek gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Parlamentit Europian mbi emigracionin ka grisur flamurin turk.

Në PE po diskutohej lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje.

Pikërisht një gjë të tillë e ka paralajmëruar Erdogan i cili me një deklaratë para pak kohëve ka thënë se nëse Europa nuk bën diçka, atëhere Turqia do të hapë portat pasi është duke mbajtur rreth 3- 3.5 milion emigrantë nga Lindja e Mesme.

Dhe pikërisht Lagos, si një ish- deputet i partisë neonaziste greke ‘Chrisy Avgi;, ose njohur në shqip si Agimi i Artë, ka akuzuar Erdoganin duke thënë se Turqia po hap dyert e saj duke lënë me qëllim emigrantë të paligjshëm të shkojnë drejt Greqisë. Në fund Lagos ka grisur flamurin turk në shenjë kërcënimi.

Reagime të ashpra ka pasur nga politika turke për këtë gjest të grekut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular