Gjykata e Tiranës la në burg 5 të arrestuarit për pengmarrjen në Kamzë.
Gjyqtari që shqyrtoi kërkesën është Sokol Tona, ndërsa të arrëstuarit përfaqësoheshin nga avokatë të zgjedhur vetë. Nderkohe, te arrestuarit nuk kane dhene deklarime ne gjykate, por kane qene mohues ndaj akuzave te paraqitura.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.
TE ARRESTUARIT
Para tri ditësh, Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se kishte zbardhur pengmarrjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar në Kamzë, i cili dyshohet se është dhunuar për vdekje nga autorët, por trupi i tij ende nuk është gjetur.
Katër persona u arrestuan gjatë operacionit të së hënës, që forcat RENEA zhvilluan në rrethinat e Shijakut, mes të cilëve edhe babai e vëllai i Altin Hajrit, i cili konsiderohet si kreu i grupit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Resorti”, ditën e hënë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Leonard Hajri, 35 vjeç, i dënuar më parë, Olsi Tarja, 36 vjeç, Elton Hajri, 32 vjeç dhe Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak.
Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celularë, 4 automjete dhe një shumë eurosh. Policia tha se nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri, i shpallur në kërkim.
Ndërsa mbrëmjen e së martës, Forcat Operacionale arrestuan në Kavajë Festim Bexhdilin, 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar në fshehjen e trupit të 48-vjeçarit Prenga, pasi ka vdekur gjatë torturave.