Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar pas miratimit nga ana e qeverisë të paketës anti KÇK.
“Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar”, shkruna bardhui në ragimin e tij
Ja reagim i plotë Sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi
Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. ????Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. ???? Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar.