Nora Istrefi ishte e ftuar në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të surprizuar një fanse, por është përballur vetë me një surprizë të tillë.
E para ishte vajza e saj Renne, e cila me një videomesazh këndoi për të ëmën, këngën e saj ‘Anna’, ndërkohë që edhe ish bashkëshorti Robert Berisha, i bëri një dedikim. ‘Për të gjitha çiftet që nuk janë më bashkë. Unë vërtet në festivalin e 58-të të këngës në RTSH këndova këngën ‘Ti nuk je më jeta jem’, por unë sot e them publikisht; Nora dhe Rene ju gjithmonë do të jeni rruga e jetës sime’’ tha Roberti.
Renne dhe Roberti nuk ishin surpriza e vetme në natën e sotme, pasi organizatorët e programit kishin ftuar edhe nënën e Norës, zonjës Suzana e cila, për herë të parë pas shumë vitesh, që nga ndarja nga jeta e bashkëshorit, këndoi një këngë për të bijën.