Nga Ermal Xhelilaj
Ne literaturen bashkohore te shkencave politike, autoritarizmi cilesohet si nenshtrim absolut kundrejt pushtetit dhe autoritetit politik qendror, ne kontrast te thelle kjo me lirine individuale te te menduarit dhe te vepruarit, te promovuara ne sistemet e konsoliduara demokratike. Ne kontekstin e ushtrimit te pushtetit, autoritarizmi i referohet cdo sistemi politik, qe perqendron nje forme pushteti absolut ne duart e nje lideri politik apo te nje elite te vogel pushtetaresh dhe qe bie ndesh me parimet demokratike kushtetuese duke shmangur pergjegjesite politike, ligjore e morale perballe shtetit te se drejtes dhe mases popullore.
Udheheqesit autoritare apo autokrate shpesh ushtrojne pushtetin ne menyre arbitrare pa marre ne konsiderate parimet juridike kushtetuese dhe aktet ligjore ne fuqi. Autokratet normalisht e mbajne pushtetin me metoda antidemokratike dhe eshte e veshtire t’i zevendesosh permes zgjedhjeve demokratike, te lira e te ndershme me vullnetin dhe voten e lire te zgjedhesve. E drejta per te kritikuar e kundershtuar politikat autokratike apo per te ushtruar cdo forme opozitarizmi kundrejt pushtetit autokratik eshte e limituar ose mungon totalisht, dhe formimi i forcave opozitare te klonuara si nje mekanizem mbeshtetes i regjimit autokratik perben nje fenomen karakterizues per kete forme regjimi.
Duke marre ne konsiderate qe autoritarizmit i mungon boshti themelor ideologjik, ne kete regjim ekziston nje nivel tolerance te pluralizmit politik ne organizimin social, dhe ushtrimi i pushtetit kryhet permes nje politike agresive me limite te percaktuara dhe parashikuara qarte. Nga ana tjeter, regjimet autokratike i referohen normalisht qeverive qe pergjithesisht ushtrojne pushtetin permes metodave antidemokratike, shpesh here represive dhe ne kundershtim me parimet demokratike kushtetuese apo me standartet nderkombetare.
Kontrolli i regjimeve autokratike mbi propaganden qendron ne plan te pare te ushtrimit te pushtetit, duke monopolizuar mundesisht te gjitha asetet mediatike me qellimin per te propaganduar ne menyre masive e eficente politikat e tyre, si dhe per te neutralizuar cdo lloj perpjekje per informimin e drejte e te sakte te publikut lidhur me situaten politike, ekonomike e sociale ne vend. Propaganda ne regjimet autokratike synon qe permes agjensive te sigurise te ushtroj ndikim edhe ne nivele te ndryshme te edukimit te te rinjve ne institucionet arsimore.
Shqiperia 2020. Ndarja dhe balancimi i pushteteve ne sistemin e qeverisjes ne Republikën e Shqipërisë aktualisht mund të konsiderohet inekzistente. Qeveria Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Tashmë kemi një parlament, në kundërshtim me Kushtetutën, me 122 deputet, të cilët faktuar nga zhvillimet e fundit politike e parlamentare kanë dalë në mbështetje të kësaj Qeverie e politikave te saj, duke cënuar rëndë rendin kushtetues dhe pluralizmin politik në vend.
Kapja e sistemit te drejtesise tashme eshte nje realitet. Pushteti gjyqësor, vecanërisht në mungesë të Gjykates Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ka treguar se ka ceduar nga misioni i tyre ligjor, shpesh herë duke dalë në mbështetje të politikave shtetërore, politikanëve në pushtet dhe liruar njerëz me precedent penal të lidhur me pushtetin. Dhënia e vendimeve antiligjore apo abuzive të gjykatave për dënimin dhe burgosjen politike të eksponentëve opozitarë e protestuesve, lirimi i te denuarve te rrezikshme me precedente penal nga burgjet është tregues i qartë i kapjes së këtij pushteti.
Ushtrimi i forcës e dhunës policore, perdorimi i policise ne kundershtim me kushtetuten dhe i mjeteve e metodave ekstreme policore kundër protestuesve paqësor, arrestimet pa bazë ligjore e prova, keqtrajtimi dhe mbajtja në paraburgim në shkelje të të drejtave e lirive themelore të njeriut të qytetarëve, përdorimi i prokurorisë dhe SHISH nga ana e Qeverisë në kundërshtim me ligjin, implementimi i presionit e shantazhit të institucioneve publike për punonjësit e tyre për të votuar e dale në mitingjet e partise ne pushtet, përdorimi i mjeteve ushtarake e ushtrisë për qëllime antiligjore, kapja, presioni, censura dhe shantazhimi i medias, janë një pasqyrë e qartë sesi pushteti ekzekutiv dhe ai i medias gjithashtu ndodhen plotësisht nën urdhërat e Kryeministrit dhe njerëzve të lidhur me pushtetin.
Lind pyetja: Duke marre ne konsiderate kete realitet te paprecedent politik, a ndodhet Shqiperia nen nje regjim autokratik !?