BallinaAktualitetBE do të publikojë metodën e re të zgjerimit, çfarë pret Shqipëria

BE do të publikojë metodën e re të zgjerimit, çfarë pret Shqipëria

spot_img
spot_img

Aspiruesit për të hyrë në Bashkimin Evropian këtë javë do të mësojnë më tepër se përmes cilëve rrathë duhet të kalojnë në të ardhmen, kur Komisioni Evropian të publikojë “metodologjinë e re të zgjerimit”.

“Qëllimi ynë nuk është të ridizenjojmë zgjerimin, por ta fuqizojmë procesin”, tha një zëdhënës i Komisionit për EUobserver

Propozimet synojnë që t’i bëjnë “bisedimet e anëtarësimit më efektive, më të besueshme, të parashikueshme, objektive, politike dhe më tepër dinamike”, shtoi zëdhënësi.

Ato janë projektuar edhe që “të marrin në konsideratë shqetësimet e ngritura nga disa shtete anëtare”.

Sipas metodës aktuale të zgjerimit, BE negocion 35 “kapituj” ligjorë e politikë me çdo kandidat para se t’i mirëpresë si anëtarë të rinj dhe të zhbllokojë eksesin e plotë në fondet dhe politikëbërjen e BE, në një proces që zgjat nga pesë në dhjetë vjet.

Por, në tetorin e kaluar, Franca tha se kjo duhet të reduktohet në vetëm shtatë hapa dhe aksesi në përfitimet e BE duhet të zhbllokohet gradualisht gjatë rrugës. Franca tha edhe që progresi duhet të jetë “i kthyeshëm” për kandidatët që bëjnë prapa në reforma.

Franca ngriu zgjerimin në Ballkanin Perëndimor deri sa të bihet dakord për një metodë të re, ndonëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar për hapjen e negociatave vitin e kaluar.

“Ne duam edhe që t’i afrojmë dhe integrojmë partnerët tanë në BP, në një fazë më të hershme, në politika kyç të BE, si Marrëveshja e Gjelbër, infrastruktura dhe politikat dixhitale”, shtoi zëdhënësi, në përkrahje të idesë franceze për akses gradual.

“Por duhet të sigurohemi që nëse njëra palë e bën atë që i kërkohet të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe pala tjetër”, tha zëdhënësi duke aluduar për veton shokuese të Francës kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Ne iu kërkuam të dy vendeve të bënin shumë, ato i përmbushën kriteret dhe… tani ne duhet të bëjmë tonën. BP është prioritet për komisionin dhe është në interesin tonë gjeostrategjik t’i afromë sa më shumë të jetë e mundur partnerët tanë atje”.

“Presidenti francez gjithmonë ka thënë se e ardhmja e BP është në Evopë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim”, tha një diplomat i BE.

Dhe jo vetëm Franca, por edhe të tjerë si Danimarka e Holanda ishin si gjithmonë të pakënaqura me zgjerimin, shtoi diplomati.

Nëse 27 komisionerët bien dakord për propozimet e reja, siç pritet, në takimin e 4 shkurtit, atëherë liderët e BE mund të jenë gati të adoptojnë versionin final për metodën e re në takimin e marsit në Bruksel. Kjo do të hapte rrugën për një takim më optimist me liderët e BP në Zagreb, në maj.

“Ne shpresojmë për vendime pozitive (për Shqipërinë dhe MV) shumë përpara samitit të Zagrebit”, tha zëdhënësi i komisionit. “Në përgatitje për samitin e Zagrebit, komisioni do të shpalosë një plan zhvillimi ekonomik për rajonin. Objektivi ynë është të intensifikojmë praninë në BP dhe të ndihmojmë në ngushtimin e hendekut të zhvillimit ekonomik mes nesh”.

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia duan të hyjnë në BE, pavarësisht garës mes Rusisë e Kinës për influencë në rajon.

Turqia ishte në bisedime për anëtarësim, por ato u ndërprenë katër vjetë më parë, kur presidenti turk ndërmori masa brutale kundër kundërshtarëve politikë.

Edhe Gjeorgjia, Moldavi e Ukraina duan të anëtarësohen, por BE po i mban në distancë, me konflikteve të ftohtë e të nxehtë me forcat e përkrahua nga Rusia në territoret e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular